Projekti i rikontruksionit të qendrës së Golemi është drejt përfundimit.
Teksa kanë mbetur edhe disa pjesë të vogla nga përfundimi i projektit për ridimensionimin e të gjithë qendrës së bashku me rrugën hyrse në Golem është testuar me sukses edhe mënyra e ndriçimit të saj.
Sipas parashikimit në projekt ndriçimi i qendrës dhe rrugës kryesore do të jetë me ndriçues led.
Ky lloj sistemi është shumë më i mirë se të tjerët pasi bën një ndriçim më të mirë të hapsirave si dhe kursen shumë energji. Nga ana tjetër Ai është më jetëgjatë duke kursyer edhe në riparime./Kavaja.Net