Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, përmes një prononcimi për media nga shkallët e Kryeministrisë, bëri me dije vendimet e qeverisë të marra gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, për sa i përket dikasterit që ai drejton.
Manja njoftoi se projekt-buxheti i vitit të ardhshëm, parashikon një rritje të pagës së Policisë së Burgjeve, të cilët tashmë do të jenë në gradë dhe në funksion të njëjtë me homologët e tyre në Policinë e Shtetit.
Ministri i Drejtësisë theksoi gjithashtu se qeveria vendosi një fond të posaçëm në dizpozicion të Drejtorisë Anti-Korrupsion që u krijua në Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim që punonjësit të kenë paga të mirëpaguara, që të mosinfluencohen në punën e tyre.
“Ka dy lajme të mira për Ministrinë e Drejtësisë. Lajmi i parë ka të bërë me rritjen e pagave të Policisë së Burgjeve të cilët do të jenë në gradë dhe në funksion me Policinë e Shtetit. Është një premtim i mbajtur i qeverisë shqiptare. Lajmi i dytë i mirë ka të bëjë me luftën kundër Korrupsionit.
Ne para dy ditësh miratuam krijimin e Drejtorisë së Përgjithsme Anti-Korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa sot në këtë buxhet, për të ruajtur integritetin e kësaj strukture, njësia përgjegjëse do të ketë një buxhet të posaçëm për të mos u tunduar nga korrupsioni.
Ndërsa kordinatorët e rrjetit anti-korrupsion do të jenë të mirë paguar dhe në nivel strukture do të jenë të barabartë me zëvendës drejtuesin, ku do të ushtrojnë feunksionin”, tha Kushi.