PD u fut në një proces zgjedhor nën drejtimit e Komisionit të Rithemelimit për të zgjedhur drejtuesit lokalë të demokratëve.
Në Kavajë, anëtarët morën pjesë “me shumicë” në votime dhe zgjodhën kreun e ri të tyre.
Pas numërimit të mbi 1060 votave, Hysen Kadiu u zgjodh Kryetari i i Partisë Demokratike me mbi 50% të tyre dhe do ti drejtojë demokratët e Kavajës për katër vitet e ardhshme.
Kush është Hysen Kadiu?!
Hysen Kadiu vjen nga një familje demokrate e orëve të para. Ndonëse i ri në moshë, Kadiu është emër i njohur dhe me kontribute në Kavajë.
Ai e nisi angazhimin e tij politikë në rini për të rritur në vazhdimësi përfshirjen në nivele drejtuese të të rinjve demokratë.
Në vitin 2012 Kadiu u zgjodh anëtar kryesie në PD Dega Kavajë. Në vitin 2015 ai zgjidhet antarë kryesie i Forumit Rinor Kombëtar të PD ku ka qenë Drejtues i departamentit të pushtetit vendor.
Gjatë kësaj periudhe ai ka qenë një nga zërat opozitarë më aktiv në qytet dhe drejtues i disa fushatave në Kavajë.
Përfaqësimi dhe Djegia e mandatit të Deputetit
Pas rikthimit të demokratëve në drejtim të Bashkisë Kavajë në 2017, Kadiut iu besua një detyrë e rëndësishme drejtuese. Ai u emërua Drejtor i Drejtorisë së Sherbimeve në Bashki. Këtë post e mbajtj për më shumë se 1 vit.
Në 2018, Kreu Isa Sakja i besoi postin e zëvendëskryetarit të Bashkisë deri në 30 Qershor të 2019 kur demokratët u larguan nga drejtimi i qytetit pasi nuk u futën në zgjedhjet për pushtetin Vendor.
Disa mund ta kenë harruar, por Hysen Kadiu ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 2017 në Qarkun e Tiranës, ku në Kavajë PD mori një rezultat historik. Besnikërinë e tij ndaj demokratëve që i kishin besuar deri atë ditë e tregoi me veprimin e tij.
Kadiu ishte një nga pjestarët e listës shumë emërore që “dogji mandatin” e deputetit pasi nuk e pranoi atë pas vendimit të opozitës për të bojkotuar kuvendin. Ky veprim tregoi vendosmërinë e tij për të qenë në anë të kauzës së demokratëve kundër pushtetit të Edi Ramës.