PROFIL/Kandidati për deputet Dorjan Teliti, profesionist, bashkëhartues i programit “Shqipëria Fiton”, Drejtori i Kabinetit të Bashës

Pas gjashtë ditësh shqiptarët gjenden para kutive të votimit. Do të iu duhet të zgjedhin mes staniacionit të çdo gjëje në këtë vend, një qeverisje që nuk ka bërë asgjë në këto 8 vite, ku vendi ka patur regres në mjaft fusha, apo të japin votën për Ndryshimin. Fryma në çdo fshat, qytet, lagje, rrugicë dhe shtëpi të shqiptarëve është për Ndryshim. Opozita shqiptare, PD dhe lideri i saj Lulzim Basha shkojnë para qytetarëve me një ekip serioz profesionistësh si dhe një program të qartë për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Lulzim Basha me vizionin, shkollimin dhe formimin e një lideri perëndimor si dhe ekipin e profesionistëve që ka në krah, jep garanci për Ndryshim të çdo gjëje për mirë në këtë vend.

Në zgjedhjet e 25 prillit Basha shkon tek shqiptarët me një listë kandidatësh të cilët janë kontribues të rëndësishëm si anëtarë të PD, por dhe histori suksesi në fushat nga vijnë ku kanë performuar mësë miri.

Njëri prej tyre është i rritur dhe edukuar në një familje intelektualësh dhe kontribuese për PD prej themelimit të saj.

Vet ai që në rini i është bashkuar forcës politike që i përket duke milituar herët në të, dhënë një kontribut të çmuar politik dhe profesional dhe sot është në listën e kandidatëve për deputet të PD në qarkun Tiranë.

Quhet Dorjan Teliti, i renditur i 23-ti në listën e kandidatëve për deputet në qarkun Tiranë, ngarkuar për të bërë fushatë elektorale në Vorë.

Teliti është ekspert i ekonomisë dhe financave publike dhe Drejtor i Kabinetit të Lulzim Bashës, kryetarit të PD dhe kryeministri i ardhshëm pas 25 prillit.

Historia politike dhe profesionale e Dorjan Telitit është interesante duke qenë se i ka ngjitur shkallët e karrierës një nga një. Ka performuar mësë miri si në fushën profesionale ashtu dhe politike dhe kur njihesh me këtë rrugëtim mund të theksosh lehtësisht faktin se për gjithçka është vlerësuar e ka merituar.

Zoti Teliti është një zë profesionist në selinë blu, i fuqishëm, i pakompromis ndaj korrupsionit qeveritar dhe të keqes që ka kapluar vendin me qeverisjen e Rilindjes.

Eshtë një zë që ka ditur që në çdo denoncim të kopsisë mësë miri aferën qeveritare me fakte kokëforta prej ekonomisti që nuk të fal tek shifrat.

Ata që e njohin z.Teliti të thonë se është një person shumë komunikues, di të krijojë raporte shumë të mira dhe ka më shumë punë së fjalë. Të qenit fjalëmbajtur është një tjetër veçori që e karakterizon Dorjan Telitin, nëse e thotë nga ai moment fjala i peshon mbi shpatullat.

Kush është Dorjan Teliti/Nga lidhja familjare me PD, tek kontributi personal politik dhe profesional.

Dorjan Teliti ka lindur në Tiranë në vitin 1981. Eshtë babai i dy vajzave, i rritur dhe edukuar nga dy prindër qytetarë dhe intelektual nga Kavaja që gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar arsimit të brezave.

Babai Xhezari ka dhënë kontributin profesional dhe drejtues; si profesor i Shkencave të Natyrës dhe ish-Ministër i Arsimit në qeverisjen e PD pas rrëzimit të komunizmit në vitet 1993-1996, mamaja Kimetja mësuese te një nga shkollat të mira në kryeqytet “Harry Fultz”.

E sigurisht nga trëndafili nuk mund të dilte ferrë, të paktën nuk është ky rasti.

Prindërit do të përkushtoheshin shumë të investonin në arsimimin e të birit Dorjanit, i cili pas mbarimeve të shkollës 8-vjeçare dhe të mesme në Tiranë do të shkonte në vendin fqinj Itali për të ndjekur studimet e larta.

Të shkolluarit nuk ishte veç një investim i prindërve, pasi Dorjani do të vazhdonte të kualifikohej sa më shumë për të qenë i aftë jo vetëm për sfidat e tregut në fushën profesionale, por dhe i aftë si një ekspert sot në opozitë për PD si dhe kontribues pas 25 prillit në qeverisje. Dorjani që prej vitit 2018 mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave”.

Eshtë në listën e PD për deputet në qarkun Tiranë, por për të arritur deri këtu Telitit i është dashur të ngjis politikisht dhe profesionalisht shkallët e karrierës duke e merituar besimin e zgjedhësve.

I është bashkuar PD që hershëm përmes Forumit Rinor, e më pas në parti ka mbajtur të gjithë detyrat duke nisur nga; sekretar seksioni, kryetar seksioni, grupseksioni, sekretar i degës nr.5 të PD Tiranë si dhe nga viti 2014 është anëtar i Këshilit Kombëtar.

Zoti Teliti ka dhënë kontributin e tij në riorganizimin e disa degëve të PD si i deleguar i Kryetarit të PD, Basha.

Veç këtij kontributi konkret politik, Dorjan Teliti është kontribues dhe në qeverisjen e PD deri në vitin 2013, me ekspertizën e tij. Veç të qenit pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës prej vitit 2006, Teliti ka ushtruar dhe detyra shtetërore duke i kryer me profesionalizëm dhe dinjitet.

Ka nisur punë në Ministrinë e Financave si përgjegjës sektori e më pas ngritur në detyrë si Drejtor i Investimeve Publike si dhe në vitin 2011 është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Ekspertiza e Dorjan Telitit do të ishte e nevojshme dhe do vazhdonte edhe pas daljes së PD-së në opozitë për të ardhur deri në këtë moment të triumfit me fitoren plebishitare të pritshme me 25 prill.

Dorjani në vitin 2013 do të kryente detyrën e këshilltarit të Grupit Parlamentar të PD në Kuvendin e Shqipërisë për Ekonominë dhe Financat.

Të qenit një njeri korrekt, profesional dhe punëtor si dhe detyrat politike të kryera mësë miri, bëri që Lulzim Basha në vitin 2019 t’i besonte detyrën e Drejtorit të Kabinetit.

Veç punës voluminoze si Drejtor Kabineti i Bashës, Teliti nuk do të hiqte kurrë dorë nga ekspertiza dhënë për hartimin e një programi ekonomik për PD, një program i prezantuar nga Lideri i Opozitës për shqiptarët dhe që do të sjell zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj aty ku e meriton familjen e madhe europiane.

Dorjan Teliti është një bashkëhartuesit e këtij programi. Ka dhënë ekspertizën në disa fusha, por është një nga mbrojtësit më të mirë në debatet publike në vend.

Me energjinë që e karakterizon, besimin se programi i hartuar nga PD sjell zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë, Dorjan Teliti është një polemist mjaft i mirë në fushën e ekonomisë ku në çdo debat flet me gjuhën e shifrave dhe jo fjalë boshe, veçanërisht kur përballet me kundërshtarët.

Eshtë një ekspert që nesër në qeveri i bën nder qeverisjes së PD sepse si i shkolluar në perëndim ka një ëndërr; zhvillimin ekonomik të Shqipërisë me standaret europiane dhe anëtarësimin në BE.

Në garën për deputet është një vlerë e shtuar në listën e PD.

Qytetarët gjejnë tek ai; partiakun, specialistin, drejtuesin, punëtorin dhe fjalëmbajturin.

Dorjan Teliti është një nga njohësit e mirë të ekonomisë në këtë vend, di ku dhemb plaga, është “doktori” që nesër do ta kurojë ekonominë e shqiptarëve që të mund të jetojnë në këtë vend për të mos marr rrugët e emigracionit.

Ndaj mbështetje për PD duke votuar nr.9, vota për Lulzim Bashën Kryeministër dhe Telitin deputet është prova më e fortë qytetare për të, për ta vënë nesër para faktit të kryer, për t’i kërkuar llogari.

Ndryshimi po vjen, kjo është e dukshme, por me Bashën Kryeministër dhe ekspertë si Dorjan Teliti, ky ndryshim do të jetë i prekshëm për të gjithë qytetarët pa dallim bindjesh politike, profesionesh dhe moshe.

Nga Mina HYSA