Shkëlqim Hoxha, ka nisur fushatën për t‘u përzgjedhur kandidat i opozitës në zgjedhjet e 14 Majit në Bashkinë e Rrogozhinës.
Hoxha ka nisur takimet me demokratët dhe simpatizantët e PD në Kryevidh dhe Gosë për të marrë votat dhe mbështetjen e tyre në garën e primareve për të shkuar si kandidat i opozitës së bashkuar kundër PS në 14 Maj.
Kujtojmë që pjesë e primareve ishte edhe Shkëlqim Kalemi, i cili u tërhoq nga gara e cila tani ka vetëm një kandidat, Shkëlqim Hoxhën.
Zgjedhjet për Primaret mbahen në 4 Dhjetor ku do përcaktohet edhe kandidati i opozitës në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Rrogozhinës.