Primaret në Kavajë, Fisnik Qosja: Besojmë tek vota, ejani zgjidhni të ardhmen e qytetit. Për një fitore të sigurtë të Bashkisë më 14 Maj

Fisnik Qosja sapo ka votuar në Primaret e PD për të zgjedhur kandidatin e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit.

Kandidati, ka votuar familjarisht dhe ka ftuar të gjithë demokratët ta mbështesin atë duke votuar Nr.1 në fletën e votimit për një të ardhme të sigurtë të qytetit të Kavajës.

Qosja thotë se demokratët dhe simpatizanët besojnë tek vota prandaj duhet të zgjidhin për një fitore të sigurtë të Bashkisë Kavajë më 14 Maj!

Kujtojmë që procesi ka nisur në orën 08:00 dhe përfundojë në orën 18:00.

Mesazhi pas Votimit

Edhe pse nje dite me shi, me qytetari dhe dinjitet, Te gjithe Ju, demokratet e Kavajes, Golemit, Qerretit, Synejit, Helmasit dhe Luzit te vogel, i jeni drejtuar kutise se votimit ne keto Primare si asnjehere tjeter, duke deshmuar se ne besojme tek Vota, tek proçesi, tek vlerat demokratike. Ne, familja jone, Votuam. Bejeni dhe Ju, per Pd, per te ardhmen e Bashkise sone, per nje fitore te sigurt. ##Voto nr.1 Fisnik Qosja##