Presidenti Bajram Begaj ka nderuar këtë të martë në një ceremoni të veçantë Agron Kariqin, futbollistin dhe qendërmbrojtësin e “Besës”. Një vlerësim i merituar për familjen Kariqi dhe vetë Agronin, për kontributin e çmuar në vitet e arta të futbollit kavajas.
I biri, Arnold Kariqi ka ndarë me krenari disa fotografi nga ceremonia për nderimin e të atit me titullin “Mjeshtër i Madh”, teksa nuk i fsheh emocionet. “Baba t’bon krenar përjetë”, shkruan ai.
Në këtë moment të veçantë që vjen si shpërblim pas vitesh angazhim me “Besën”, krah Agron Kariqit kanë qenë familjarë, miq dhe kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja.
“Ky vlerësim na bën krenar jo vetëm si familje me një trashëgimi dhe kontribut ndër breza në futbollin Shqiptar, por na motivon edhe më shumë në detyrën e gjithësecilit prej nesh, për ti rikthyer shkëlqimin e dikurshëm ekipit tonë të zemrës Besa”, shkruan ndër rreshta i biri, Arnold Kariqi.
📸 Look at this post on Facebook https://www.facebook.com/share/p/dDhjt6SREntunhRx/?mibextid=WC7FNe