Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne klubin “Besa” si dhe pesë futbollistë të shquar të ekipit kavajas dhe atij Kombëtar Shqiptar.
Kreu i Shtetit nderoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” ekipin e futbollit “Besa”, me motivacionin “Për kontributin dhe përfaqësimin me dinjitet të futbollit shqiptar. Djep i talenteve të mëdha të futbollit me rezultate të shkqëlqyeranë arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”
Po me Titullin “Mjeshtër i Madh” u vlerësuan nga Kreu i Shtetit, zoti Dashnor Bajaziti “Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë si futbollist i shquar i ekipit ‘Besa’ dhe Ekipit Kombëtar. Talenti dhe loja e tij janë frut i përgatitjes së gjithanshme, si qendërsulmues elegant me rezultate të shkëlqyera sportive në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”