Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi me titulli “Mjeshtër i madh” doktor Arben Rruginë, për vlera të larta profesionale e njerëzore në shërbim të shoqërisë.
Me një kontribut të vyer si obsteter- gjinekolog, drejtues i spitaleve të rëndësishme në Shqipëri, nismëtar dhe krijues i urave të bashkëpunimit me strukturat spitalore më të njohura në mbarë botën, për veprimtarinë e ndritshme në mjekësi dhe humanizmin, për vlerat e larta profesionale e njerëzore doktor Arben Rrugia është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”, në prani të familjarëve dhe miqve.
Me angazhimin e tij pranë Caritas Italia, me dhjetëra fëmijë janë dërguar për trajtim e ndërhyrje të specializuara jashtë vendit, e kjo në një kohë kur edhe shteti shqiptar ishte i pafuqishëm për ofrimin e ktij shërbimi, e ndërkaq më shumë se gjithçka flasin veprat për doktor Arbenin. Përgjatë ceremonisë së dekorimit, doktori falënderoi të afërmit dhe gjithë të pranishmit në ambientet e presidencës.
Doktori do të thyente traditën e deriatëhershme duke u krijuar një hapësirë tepër të rëndësishme mjekëve të rinj në spitale, ndërsa kontributi i tij shtrihet edhe në shoqatat shkencore profesionale mjekësore, si president i Shoqatës Shqiptare te Riprodhimit Human dhe Andrologjisë dhe anëtar në shumë të tjera. Janë me qindra rastet e shërbimit humanitar e profesional të Arben Rrugës, që lartësojnë emrin dhe figurën e tij.