Pas fitimit të kampionatit, Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi u shpreh tejet i lumtur.
“E kisha thënë që nuk kishi parë gjë akoma më 1 qershor të vitit të kaluar. Këtë trofe ia dedikoj familjes time që më kanë ndjekur kudo. Së dyti ia dedikoj Dëamenas që ka dhënë shumë për klubin tonë dhe së fundmi tifozëve dhe lojtarëve. Unë e besoja se do të arrinim këtu. Unë iu kam thënë se nuk keni parë gjë akoma dhe ne sot e vërtetuam.
A kishit frikë nga Partizani? Vetë, sot nuk kam patur frikë nga Partizani. I shikoja çunat shumë të karikuar.
A të shijoi skema? Ishe nga të parët që isha dakort për skemën. Më shijoi, por po të ishte edhe Tirana do të ishte edhe më bukur, do të kishte tifozë më shumë.
Champions League? Duhet të festojmë këto dy kupa që kemi marrë. 2 javë çunat do të jenë pushim dhe më pas do të nisim punën.
Premio dhe lojtarët? Kurajo dhe suport për të gjithë lojtarët. Çunat i kanë marrë premiot individuale, I kanë fituar të treja këtë vit. 1 për Europën, 1 për Kupën dhe 1 për titullin.
Fernando? Fernando nuk largohet ka kontratë me ne edhe 1 vit. Nuk e di kush e ka thënë, por Fernando nuk largohet” – tha ai.