Presidenti Demrozi: Egnatia mund të krahasohet me skuadrat pretendente për nga investimi

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se rrogozhinasit mund të krahasohen me skuadrat pretendente këtë vit, për sa i përket investimit.

Në lidhje me eliminimin e skuadrave shqiptare ne Europë, Demrozi tha se nuk do ia pranonte dot vetes, një eliminim kaq të shpejtë.

Skuadrat shqiptare në Europë? Nuk do ia pranoja kurrë vetes, një eliminim aq të shpejtë, sepse investimet që kanë bërë skuadrat, kanë qenë të mëdha. Megjithatë futbolli i ka këto, por unë nuk do ia pranoja vetes. Emri nuk varet vetëm nga qyteti, por edhe nga drejtuesit. Unë jam i bindur që kemi bërë një punë shumë të mirë.

Skuadra të lehta nuk ka në Shqipëri. Edhe Ballshi edhe Shijaku, do bëjnë një kampionat dinjitoz. Dinamo ka dhënë historinë për futbollin shqiptar, ashtu si edhe Skënderbeu. Keqardhje për që këto dy ekipe nuk do jenë pjesë e elitës.

Nëse fillojmë me ndeshjet e forta që në fillim, aty shihet sa është fuqia ime. Këtë vit, Egnatia mund të krahasohet me ekipet e tjera dhe pretendente, për nga investimi./MCN