Prefekti Afrim Qëndro në qendrën e Shërbimit zjarrfikës të Rrogozhinës: Ndërgjegjësoni njerzit, me zjarrin nuk bëhet shaka!
Mesazhi në Facebook:
Inspektova sot qendrën e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Rrogozhinë për të parë nga afër kushtet e punonjësve dhe për të bashkëndarë domosdoshmërinë e të qenit në gjendje gatishmërie përgjatë këtyre muajve në mënyrë që të përballohet çdo situatë e mundshme emergjente.
Këta djem e burra kanë një përgjegjësi të madhe dhe sakrifikojnë shumë për profesionin që kanë zgjedhur.
Ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi dhe kemi në dorë që të mos i lemë të vetëm dhe t’ia lehtësojmë punën.
Bëni ç’mos të ndërgjegjësoni këdo në fshat e qytet, se me zjarrin nuk bëhet shaka.
Tregohuni maksimalisht të kujdesshëm dhe bashkëpunues për të parandaluar vatrat e zjarrit. Kështu sigurojmë jetën dhe pronën tonë. 🤝