Prefekti Afrim Qëndro dhe Kryetari i Bashkisë Edison Memolla vizitojnë Fabrikën e Vajit të Ullirit “Qoshku” në Rrogozhinë!

Drejtuesit e Fabrikës së re të vajit të Ullirit Qoshku në Rrogozhinë ka pritur në një vizitë Kryetarin e Bashkisë Edison Memolla, Prefektin Afrim Qendro dhe Kreun e Këshillit të Qarkut Aldrin Dalipi.

Miqtë vlerësuan investimin e të rinjve nga Rrogozhina të cilët u kthyen nga Italia për të investuar në qytetin e tyre.

Mesazhi i Prefektit!

Dy vëllezër pas një farë kohë në emigracion, lanë Italinë dhe u rikthyen në vendlindje për të punuar jo më për të tjerë, por për veten e tyre.

Është historia e vëllezërve Qoshku në Rrogozhinë, që sapo kanë inaguruar fabrikën e re të vajit të ullirit, një investim modern që i vjen në ndihmë shumë fermerëve të kësaj zone të bekuar nga natyra.

Bashkë me Aldrinin dhe Edisonin pamë nga afër këtë sipërmarrje dhe i uruam punë të mbarë.

Me punë dhe përkushtim nuk ka dyshim që ka një të ardhme të mirë edhe këtu në Shqipëri. 🤝🏻

Nëse dëshironi të bëni vajin tuaj apo blini, mund të kontaktoni, Fabrika e Vajit të Ullirit “Qoshku” në Rrogozhinë ju Mirëpret!

Adresa: Pranë autostradës në Rrogozhinë,

Për më shumë informacion na kontaktoni në Nr
069 63 42 772 & 069 61 20 210