“Korrekte me ligjin ! Në përputhje me qëndrimet dhe politikën amerikane për Shqipërinë”, ka qenë komenti i Presidentit të Institutit Liberal “Pashko”, Preç Zogaj në emisionin “Publikisht” të RTSH-së ku u fol për takimin e ambasadores së SHBA, Juri Kim me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe për reagimet e ashpra të Grupit të Rithemelimit kundër saj.
“Takimi u zhvillua pasi PD zyrtare apeloi dje zyrtarisht vendimin e gjyqtarit Zhukri”, tha Zogaj.“Githkush mund të pyesë: Pse zonja Kim nuk e kishte takuar më parë zotin Alibej? Sepse nuk kishte një apelim të vendimit të lartpërmendur. Tani ka. Do të thotë se vendimi I gjyqtarit Zhukri as ka qenë , as është I formës së prerë. Tani del edhe njëeherë në pah se shkelësit e ligjit dhe praktikave të sjelljes konform vendimeve te gjykatave janë Sali Berisha me shokë që kanë nxituar të bëhen përbaruesit e një vendimi të shkallës së parë. Nuk kemi dëgjuar ndonjëhërë një gjë të tillë. Vetë vendimi i gjyqtarit Zhukri shrehet se ky vendim mund të apelohet brenda një afati pesëmbëdhjetë ditor”.
Zogaj shtoi se do të jetë Apeli që do të vendosë nga pikpamja ligjore sekush e ka PD-në mes dy palëve në konflikt.
“Ky i sotmi nuk është lajmi më i keq për Berishën. Ai duhet të mbajë parasysh se nëse merr kryesimin apo zotërimin e PD-së në rrugën që ka nisur, SHBA do të deklarojnë ndërprerjen e marrëdhënieve me PD-në”, tha Zogaj