Portali Kavaja.Net publikoi shqetësimin e banorëve, OSSHE ndërhyn dhe zgjidh problemin e furnizimit me energji elektrike në Lagjen Nr.4!

Pas publikimit të lajmit dhe ankesave të qytetarë në Kavaja.Net për mungesën e energjisë elektrike për shkak të një defekti, OSSHE ka reaguar dhe riparuar në kohë defektin.

Transformatori i cili duket se kishte dalë jashtë funksionit është ndërruar në orët e vona dhe Lagjja Nr. 4 ka nisur të furnizohet me energji elektrike.

Banorët e lagjes dërguan foto në redaksinë tonë duke shprehur falenderim për nxitjen e institucioneve për të bërë detyrën e tyre dhe sherbyer në kohë dhe me korrektësi.

“Kavaja.Net media më e besueshme në qytet!”, shkruan nje banor në inboxin tonë!

Faleminderit që na ndiqni