Policia jep informacion zyrtar, kush janë dy pushuesit që u mbytën në plazhin e Spillesë

Dy pushues janë mbytur ditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme.

Njoftimi i Policisë 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut.

Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.