Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacioneve të zhvilluara në një javë në të gjithë vendin.
Operacionet janë kryer për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, atyre që janë të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike apo trafiqeve të paligjshme, goditjen e rasteve të kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, si dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.
Sipas policisë, gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 645 persona, nga këta: 186 janë arrestuar, 420 janë proceduar penalisht dhe 39 janë shpallur në kërkim.
- Janë kapur në total 49 persona në kërkim, nga këta: 39 në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar.
- Janë zhvilluar 28 operacione policore të koduara: “50 Dollars”, “Monday”, “Filiali 2” (2 raste), “Taxi”, “Repeater”, “Similar”, “Fati i lojërave” (3 raste), “Hide”, “Ëeekend”, “Ancona”, “Elektroaut”, “Përsëritësi”, “Reklamat”, “Houses”, “Often”, “Karbunara”, “Knock doën”, “Restart 7”, “First”, “Krasta”, “Arapaj”, “Baks”, “Vukpalaj”, “Pistulli” dhe “Acidet”.
- Janë zhvilluar 3 operacione të mëdha, për goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike: megaoperacioni “Knock down”, i zhvilluar nga DVP Korçë, me 101 persona të proceduar, nga të cilët 31 me masë sigurie “Arrest në burg” dhe 70 të proceduar në gjendje të lirë; operacioni “Taxi”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, gjatë të cilit u sekuestrua rreth 1 kilogramë kokainë dhe operacioni “Restart 7”, po nga DVP Korçë, gjatë të cilit u sekuestruan rreth 40 kilogramë kanabis.
- Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 4 operacione dhe 1 megaoperacion për kontrollin e territorit, gjatë të cilëve është evidentuar 1 laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit me anë të llambave, 1334 fidanë narkotikë dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe në sera.
- Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestruar 10 armë zjarri, 2 armë gjahu, 7 thika, 3 doreza metalike, lëndë eksplozive, municion luftarak etj.
- Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar në total rreth 40.5 kg cannabis, rreth 1 kg kokainë, doza me heroinë, qindra fara kanabisi dhe fidanë narkotikë, 30 automjete, 63 celularë, monitorë për lojëra fati, shuma parash dhe mallra kontrabandë.
- Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale, janë goditur 4 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 45 raste të dhunës në familje.
- Janë evidentuar dhe goditur 24 raste të krimeve mjedisore, 5 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
- Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 33 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 34 raste.
Policia Rrugore:
- Gjatë kësaj jave janë pezulluar 547 leje drejtimi, nga të cilat: 435 për tejkalim shpejtësie, 88 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 51 për qarkullim në sens të kundërt.
- Janë arrestuar 49 drejtues mjetesh, nga këta: 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 14 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
- Janë vendosur 17.423 masa administrative dhe janë goditur 10 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike, shumica nga Policia Rugore e Tiranës.
- Për herë të parë, nga Policia Rrugore e Tiranës është aplikuar testi i drogës dhe janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin, nën efektin e drogave të forta.
Policia Kufitare:
- Gjatë kësaj jave janë kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 8 në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar.
- Janë proceduar në gjendje të lirë 16 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 7 persona për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 5 për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Trafikimi i narkotikëve” dhe 1 person për “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.
- Gjithashtu janë goditur 3 raste të mitëdhënies.
Edhe në javët në vijim, Policia e Shtetit njofton se do të vijojë me vendosmëri kontrollin e imtësishëm të territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, për kapjen e personave në kërkim e atyre që qarkullojnë me armë zjarri, personave që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike apo kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta.