Poezia “SFOND I KRISUR…”
Nga: Luan Sheshi
Dhom e errët,
muzg i pjerrët…
Rrezet grisur,
sfond i krisur…
Hesht karrikja,
mungon mikja…
Dallga shtruar,
bashk mërguar…
Skutash strukur,
pellgjesh ndukur…
Fjalë pas fjale,
shtigjesh s’ndale…
Zhytur…ngritur,
krejt papritur…
Grusht mërzie,
mbytjesh ç’bie…
Shishja mbushur,
zemrat prushur…
Fllad shtegëtimi,
drejtë amshimi…
Luan Sheshi: 11 nëntor 2020…