Kryetari i PD në Kavajë Hysen Kadiu zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative Vorrozen që sipas tij vuan pasojat e shpopullimit.
Përmes një mesazhi në Facebook, Kadiu thotë se Bashkia e Kavajës e ka lënë pas dorë fshatin Duke mos investuar dhe shkaktuar pasoja të jashtëzakonshme për fermerët.
Mesazhi i Plotë
Një kafe mes miqsh në Vorr💙zen! ✌🏼
📍Edhe pse është vetëm pesë minuta larg nga qendra e qytetit, Vorrozeni është nga fshatrat që po vuan pasojat direkte të shpopullimit.
➡️Mungesa e ujit vaditës ka sjellë dëme të konsiderueshme për bujqësinë në Vorrozen e Blerimaj dhe pasojat e kësaj papërgjegjshmërie po i vuajnë drejtëpërdrejtë fermerët e zonës.
👉🏼Është për të ardhur keq, sesi Administratori i Luzit të vogël dhe Drejtori i Bordit të kullimit të ujrave i kanë lënë vendlindjet e tyre të katandisen deri në faliment.
Në arat e Vorrozenit nuk ka munguar ndonjëherë uji vaditës, ndërkohë sot edhe pse është i përfaqësuar gjerësisht, fshati është lënë në harresë, e banorët në mëshirën e fatit…
Përgjigjen e merrni në 14 maj! 🤝🏼