Një aksident ka ndodhur në kryqëzimin e ‘’21 Dhjetorit’’ këtë mesditë në Tiranë.
Mjet i cili po transportonte një të sëmurë ka kaluar semaforin me të kuq.
Ai ka përplasur një këmbësore dhe dy mjete të tjera. E plagosura është dërguar me urgjencë në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.