Një 27-vjeçar në fshatin Porodinë të Korçës, ka mbetur i plagosur teksa po punonte arën me zetor.
Raportohet se shtetasi A. M., ka lënduar këmbën, si pasojë e frezës së mjetit.
Bhet e ditur se i riu ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 06.04.2021, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.