“Po paskeni lënë nam, ua çojnë pyetjet suflerët?”- Veliaj nxjerr pamjet e komunikimit të deputetëve, Tabaku: E turpshme, kryetarja e Kuvendit të marrë masa, Garda…

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka paraqitur në komisionin hetimor për inceneratorët, disa pamje të celularit të këshilltares së PD-së e cila komunikon me anëtarëve të komisionit.


Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku ka kërkuar menjëherë nga kryetarja e Kuvendit që të urdhërojë Gardën të marrë masa për kamerat e Kuvendit që të mos lexohen celularët dhe mesazhet që shkëmbejnë deputetet.

Por Veliaj ka sqaruar se pamjet janë marrë nga komunikimet e këshilltares së PD-së, e cila sipas tij udhëzonte deputetët për pyetjet gjatë mbledhjes.

DISKUTIMET

Veliaj: Më fal po ju paskeni lënë nam ndërkohë që kemi qenë në seancë, suflerët ju cojnë pyetje si të më pengoni? Paska dal në gjithë portalet po mirë o keni cipë?

Tabaku: S’e kuptova

Veliaj: Nuk është për Belindin.

Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit?

Veliaj: Kamerat i keni live ju.

Tabaku: Kamerat që po xhirojnë celularët e deputetëve? Këtë s’po kuptoj.

Veliaj: Belind s’e kam për ty se shtëpia e lirisë është në rregull.

Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit për celularët? I bëj thirrje kryetarës së Kuvendit te marrë masa Garda menjëherë për kamerat e Kuvendit që lexojnë celularët e deputetëve në komision, turp.

Veliaj: Kjo që bëni e turpshme, e bën vetëm një pjesë e opozitës mos u shqetëso. Zëdhënësja ju jep, Desada është shoqja jonë po keni lënë nam.

Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit, e turpshme.

Veliaj: Po goc Samiu dhe ti çon pyetjet Desada? Po s’ke turp?