Avokati Altin Goxhaj gjatë një lidhje në Skype për “Fax News” ka denoncuar dy raste flagrante për manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të “6 marsit”.
Goxhaj tha se fleta e votimit është pajisur me një “bar kod” e cila sipas tij i vjen në ndihmë patronazhistëve për të identifikuar votën e qytetarëve.
Në rastin e dytë që denoncoi Goxhaj është fakti që në Vorë do të kryhet votimi elektronik nga një kompani private në menaxhim të George Soros që ka qëllim sipas tij për t’i dhënë fitoren kandidatit të Lulzim Bashës.
“Unë jam i shqetësuar për organizimin e zgjedhjeve pasi do të bëj denoncimin publik për manipulimin e plotë të zgjedhjeve. Sot do të dënoj publikisht planin për manipulimin e zgjedhjeve. Kam dy modele të fletëve të votimit : Një të 25 prillit fletë votimi dhe kam një fletë votimi për 6 marsin. Kam denoncuar shpesh sesi bar kodi i cili e bën të lexueshme fletën e votimit, kjo nuk rrit sigurinë e votimit por zbulojnë për kë voton kush, është në favor të patronazhistëve.
Unë do ju tregoj që ky akord patronazhistët do të kenë mundësinë që të zbulojnë për kë ka votuar unë dhe dikush tjetër. Askush nga opozita që këtë rast është shtëpia e lirisë nuk e mori seriozisht pasi ky bar kod në bashkëpunim me patronazhistët dhe KQZ bënë të mundur që nëse ti radhit një numër të caktuar fletësh mund të merret vesh se për kë ke votuar. Ka skepticizëm për pjesëmarrjen ën votim, është shqetësuese që askush nuk ka reaguar nga koalicioni “Shtëpia e lirisë”. Ky bar kod duhet të hiqet urgjentisht pasi cenon sigurinë. Kjo u jep mundësi patronazhistëve që të dinë kush dhe për kë voton.
Kërkesa për heqjen e kodit – Unë këtë bëj denoncim në media. Cdo subjekt zgjedhor sipas ligjit ka përfaqësues ligjor në KQZ. Nëse ne të dy votojmë na e zbardh votën dhe e bën të lexueshme dhe të identifikueshme.
Rasti i dytë që denoncoj është kompania e cila do të bëjë votimin elektronik, kompania smert matik është kompani që është e lidhur nga George Soros që menaxhohet nga ai dhe është akuzuar nga republikanët në Amerikë për ti vjedhur fitoren Donald Trumpit. Cuditëria është që kjo kompani është zgjedhur që të bëjë votimin elektronik në bashkinë e Vorës pikërisht nga njerëzit e Lulzim Bashës dhe kjo është bërë me marrëveshje. Vetëm Vorën ka mundësi që ta fitojë Basha pasi do të bëhet nga një kompani elektronike për të nxjerrë fitues atë që duan ata jo qytetarët. Kompania që do të votohet në Vorë është krijuar nga Soros dhe zgjedhur nga Basha. Në këtë rast është bërë me konsensus të Bashës por edhe me konsensus të atyre që përfaqësojnë “Shtëpinë e Lirisë” pasi heshtin sot duke i krijuar një rrezik të madh procesit zgjedhor të 6 marsit”, tha Goxhaj.