Një studente nga Kosova ka ndërruar jetë në një aksident, ndërsa po kthehej nga Italia drejt vendlindjes. Donika Nikollibibaj, u aksidentua ndërsa ishte duke shkuar drejt aeroportit.
Lajmin e ka bërë të ditur daja i saj, Kolë Krasniqi, i cili është profesor në Universitetin e Pejës, sipas Express.
“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy! Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës! Ngushëllime Familjes Nikollbibaj! Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!”, ka shkruar ai.