Një polic është vrarë me armë zjarri në Lezhë. Mësohet se viktimë ka mbetur efektivi 44-vjeçar Saimir Hoxha në zonën e Ishullit.
Ai ishte pjesë e patrullës së Policisë që kontrollonin për kultivimin e kanabisit në zonën e Lezhës.
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e policit në Lezhë. Polici i vrarë me detyrë nën/komisar,Saimir Hoxha po kontrollonte për kanabis në zonën e mbrojtur Kune-Vain.
Një i dyshuar është shpallur në kërkim me inicialet A.R.