Plas sherri/ Ristani: Mos bëj provokime, ti merr zarfe! Zheji: Je i paturp, të kam parë tapë


Ish-deputeti i PD Arben Ristani është përfshirë në akuza dhe kundërakuza me analistin Artur Zheji, gjatë debatit në emisionin “Opinion”.

Ristani akuzoi Zhejin se merr zarfa dhe përfitime për qëndrimet që mban, ndërsa analisti iu kundërpërgjigj duke i thënë se e ka parë shumë herë tapë, duke e këshilluar që të moderojë alkoolin.

DEBATET

Ristani: Në do të vërtetën, edhe ti ke përfitime për pozicionin që mban.

Zheji: Po pajetër, cilat janë benefitet?

Risani: Ke ca benefite

Zheji: Po patjetër, jam shoku jot.

Ristani: Kur takohesh dhe merr ca zarfa diku. Apo jo?

Zheji: Ti je i paturpshëm se unë të kam pare ty tapë shumë herë.

Ristani: Lëre mos fol budallëqe.

Zheji: Ti ke probleme.

Ristani: Provokime të tilla mos bëj këtu.

Zheji: Modero alkoolin, sepse dëmton neuronet.

Ristani: Unë jam burrë dhe bëj jetën time, ti shiko se është e ulët të marësh zarfa.

Zheji: Zarfat i merr ti. Të vijë turp që ul nivelit. Je i dëshpëruar.

Ristani: Ti e nise.