Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Shkodrës. Ka mbetur i plagosur shtetasi Nikolin Huba, rreth 54 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Pyjore, ku shihet se është rrethuar nga policia.
Mësohet se 54-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.