Plagosje me armë zjarri në zyrat elektorale të PD/ Reagon Etjen Xhafaj, autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhu pak minuta më pare në Kavajë, ku ka mbetur i plagosur Bledar Okshtuni. Reagimi i partive politike ka qenë i menjëhershëm. 

Regimi i kandidatit për deputet nën siglen e PS Etjen Xhafaj ne facebook: 

Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës.

Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojme për zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta denojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje.

Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë.

Shërim sa më të shpejtë për djalin e përfshirë në ngjarje!

https://www.facebook.com/114265903829452/posts/224593112796730/?d=n