Plagosja me armë e të miturit, ngjarja në lokalin e të atit. Autori kishte konflikte me…

 Transportohet me helikopter drejt Tiranës i mituri që u plagos në Pukë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se 11-vjeçari me inicialet A.N., është qëlluar nga një 17-vjeçar.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dom të Gjegjanit. Fëmija ka një plagë në këmbë dhe dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.