Plagoset me thikë pas një sherri banal i riu në Kavajë, arrestohet autori (EMRAT)

 

Një sherr është regjistruar rreth orës 12:30 në lagjen nr. 3 në Kavajë. 

Mësohet se pas një sherri banal, Rudin Dimri ka plagosur me thikë Olsi Çelhykën. Raportohet se policia ka ndërhyrë duke shoqëruar në komisariat Dimrin, ndërsa i plagosuri Çelhyka është dërguar në spital, pasi ka pësuar disa lëndime. 

Policia ndërkohë po heton dhe sqaron shkaqet dhe arsyet që dërguan dy të rinjtë në këtë sherr.