Një shtetase italiane ka mbetur e plagosur mbrëmjen e kaluar në Kavajë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, në orët e vona në Vilë Bashtovë, ku pronarja e një restoranti, shtetase italiane është plagosur me thikë.
Paraprkaisht dyshohet si autor bashkëshorti shqiptar, i cili është në arrest shtëpie për dhunë në familje. Policia shkuar në banesën e tyre dhe ka nisur verifikimin e denoncimit, por nuk gjen DVR e kamerave të sigurisë.
Nga ana tjetër në dëshminë dhënë policisë, burri pretendon se ajo i dërgoi njerëz në shtëpi që ta rrihnin.