Plagoset me armë zjarri 34 vjeçari në Kavajë, në kërkim autori (Emrat)

Një 34 vjeçar është plagosur me armë zjarri mesnatën e së mërkurës në Kavajë pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 në Kavajë.

VOTO ORLANDO RAKIPI



Burime bëjnë me dije se Emiljano Sina 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Shkelzen Shehu 34 vjeç.

Ndër të tjera mësohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.   Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S”, thuhet në njoftimin e policisë.