Pika e veçantë në huazimin e Armando Brojës nga Chelsea, kthehet që në janar nëse nuk e vlerësojnë si duhet

Armando Broja ka arritur që të shënojë dy gola në po aq ndeshje që e ka nisur si titullar te Southampton. 

Sulmuesi shqiptar ka luajtur vetëm 10 minuta kundër Aston Vilës në mbrëmjen e djeshme, por gjithçka është e kuptueshme pasi ishte kthyer nga dëmtimi dhe kishte vetëm një ditë stërvitje. 

Në kontratën e huazimit të Chelsea-t drejt Southampton ka edhe një pikë të veçantë. 

Gjithçka kthehet dhe bëhet e pavlefshme në një kohë që Southampton nuk e vlerëson Brojën.

Për të qenë më të qartë, sulmuesi i Kombëtares do të kthehet menjëherë te Chelsea që në janar nëse Southampton nuk e aktivizon për një numër të caktuar ndeshjesh(e pazbuluar ende numri i saktë). 

Megjithatë kjo ka pak gjasa që të ndodh pasi trajneri Hasenhutl e pëlqen Brojën dhe kërkon që ta përdor deri në mbylljen e këtij sezoni, për të grumbulluar sa më shumë pikë.