Në të gjitha mediat dhe portalet online do keni lexuar sot se gazetari Sokol Balla ka pësuar infarkt dhe ka shkuar me urgjencë në spital.
Vetë gazetari ka reaguar përmes një prononcimi të shkurtër për Newsbomb.al, duke thënë se tani është mirë dhe duket se rreziku ka kaluar.
Balla tregon se mbrëmjen e djeshme ka pasur probleme shëndetësore dhe falë ndihmës së shpejt që ka marrë nga mjekët, ia ka dalë dhe ndodhet në shtëpi.
Kujtojmë se Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe eksperiencë, me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit.
Ai u bë i njohur në , ku për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve, po ashtu kishte emisionin e tij “Top Story”, dy herë në javë. Më pas provoi edhe televizione të tjera, si Vizion + apo së fundmi Neës 24, po ashtu njihet për shkrimet dhe analizat e tij të shpeshta në revista e gazeta.