Përplasje fatale mes dy mjeteve në aksin Tapizë-Thumanë, vdes një prej shoferëve, tjetri në spital

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Thumanë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:15, në aksin rrugor Tapizë-Thumanë. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet H. M., rreth 60 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet K. B., rreth 41 vjeç. Për pasojë nga përplasja ka ndërruar jetë shtetasi H. M., ndërsa shtetasi K. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./Bw