Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i frikshëm në Tiranë, ku një automjet tip “Benz” me drejtues një 19-vjeçar doli nga rruga dhe përfundoi në trotuar, duke plagosur rëndë një qytetare. Burime bëjnë me dije se në timonin e makinës luksoze ishte Jehon Breçani. Ky i fundit është djali i Erzen Breçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.
Sipas hulumtimeve rezulton se mjeti është në pronësi të Hauard Malo, djali i ish-biznesmenit të ndjerë Muhamet Malo.
Kujtojmë se 30-vjeçarja, e cila rezulton shtatzënë është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ka humbur dhe njërën këmbë për shkak të përplasjes së fortë.