Përleshje me gurë dhe shkopinj mes shqiptarëve dhe italianëve në Itali, ‘mollë sherri’ një vajzë

Një vajzë është bërë mollë sherri mes disa shqiptarëve dhe italianëve të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi në San Felice a Cancello, në zonën e Casertës në Itali.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë 4 persona.
Mediat italiane raportojnë se sherri nisi upuër shkak të një ngacmimi që një 36-vjeçar italian i kishte bërë të dashurës së një 21-vjeçari shqiptar.

Ata janë arrestuar teksa përlesheshin me njëri-tjetrin, ndërsa dy persona të tjerë i kishin rrethuar, ndërsa goditeshin me gurë dhe shkopinj.