Mësueses Remzije Lezi nga Reshtani i Suharekës tashmë i është shqiptuar vendimi për moslejimin e ushtrimit të profesionit të saj si mësuese pranë shkollës Flamuri i Arbërit për shkak të SHAMISË.
Këtë vendim e ka lëshuar Drejtori i kësaj shkolle Liman Bytyçi në të cilën thuhet:
“Në mbledhjen e Keshillit Drejtues të Shkollës të mbajtur më 26.08.2022 bordi
Vendosi:
Që duke u mbështetur në UA.nr.03 |2016, neni 3 pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare, i gjithë Këshilli unanimishtë vendosi, që,nuk i lejohet arsimtares së matematikës, z.Remzie Lezi të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë me uniforme fetare.
Reshtan:29.08.2022
Kryetari i KDSH/së:
Shpejtim Bytygi
Drejtori:
Liman Bytyçi”
Ku janë organizatat e grave që dje brohoritnin për mbrojtjen e grave?!!!
Hajde të protestojmë sot edhe në mbrojtjen e të drejtës së mësueses Remzije!
Edhe mësuesja Remzije është një femër e këtij vendi, mbroja të drejtën e saj të mohuar!
#bëhu_zëri_saj
#drejtësi_për_mësuesen_Remzije_Lezi
#ndal_diskriminimit_mbi_baza_të_besimit