Ish kryeministri Sali Berisha u ka dhënë porosi anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD në mbledhjen e kësaj të shtune, teksa demokratët përgatiten për të zhvilluar primaret në parti për të dalë me kandidatë për zgjedhjet lokale që do zhvillohen vitin tjetër.
Porosia e Berishës ishte që përballë qeverisë së Edi Ramës, ata kanë për detyrë që të vrasin frikën tek qytetarët që ka mbjellë kryeministri i cili sipas Berishës “arreston 38 mijë qytetarë në një vit”.
“Por e gjithë kjo erdhi se ne nuk ishim në lartësinë ku duhet të ishim, nuk ishim dhëmbë për dhëmbë me të, nuk panë te ne forcën politike që u del zot atyre.
Mos rrimë të flasim për frikën, por të vrasim frikën. E ajo vritet me fjalën tonë me takimin tonë në cdo skaj të Shqipërisë, me qytetarërt me grupe interesi e kudo”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha: Mbledhje jashtëzakonisht e rëndësishme se ne miratojmë rregullat në përputhje me statutin e PD, për primaret disa prej tyre të njëjta për zgjedhjet e deputetëve. Sot, shënojmë një hap të madh si forcë politike e rithemeluar.
Unë kërkoj nga ju që termin Rithemelim të mos e lexojmë në asnjë mënyrë si një meritë e jona. Termin rithemelim duhet ta lexojmë e kuptojmë si një detyrim madhor i cdo demokrati, që ka bërë gjithcka që forca jonë politike t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vërteta si një forcë e rithemeluar.
Mos harroni se detyra më kyresore e jona është të fitojmë mendjen e zemrat e qytetarëve shqiptarë. Ashshtu sic ishim nuk i fitonim, përkundrazi.
Pra kërkohet një ndryshim i madh, proces në të cilin ne jemi sot, në mënyrë që të paraqitemi, të tregojmë vitalitetin tonë për tu parqitur si një forcë vërtet e ndryshuar, Si një forcë politike e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin.
Si një forcë politike e cila del me shpejtësi e përfundimisht nga apatia 8 vjecare e saj.
Rëndom diskutojmë me njëri tjetrin se ka frikë! Është e vërtetë që ka frikë. E vërtetë sde Rama arriti të ngulitë frikën tek punonjësit, qytetarët, pr mos harrroni kur një regjim arreston 38 mijë qytetarë në një vit, sigurisht që mbjell frikë dhe terror.
Por e gjithë kjo erdhi se ne nuk ishim në lartësinë ku duhet të ishim, nuk ishim dhëmbë për dhëmbë me të, nuk panë te ne forcën politike që u del zot atyre.
Mos rrimë të flasim për frikën, por të vrasim frikën. E ajo vritet me fjalën tonë me takimin tonë në cdo skaj të Shqipërisë, me qytetarërt me grupe interesi e kudo.