Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Zezë të Krujës. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se banesa që është përfshirë nga zjarri i përket shtetasit A. K., ku për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Me datë 03.11.2021, rreth orës 01:30, në fshatin Zezë, Krujë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.