Një banesë është përfshirë nga flakët te Shkëmbi i Kavajës. Policia njofton se në momentin e zjarrit nuk ka pasur presona brenda banesës.
Kështu, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
MUNDËSI PUNËSIMI NE KAVAJË 👇
Më datë 26.07.2021, në orën 07:50, në lagjen nr.13, te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në një banesë në katin e 3-të, të një pallati në të cilën nuk kishte persona brënda. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.