Përfshihen nga flakët varrezat publike, zjarrfikëset në vendngjarje

Varrezat publike në Gjirokastër janë përshirë nga një vatër zjarri.

Shkak i zjarrit janë bërë temperaturat e larta të stinës dhe lënia ndezur e qirinjve pranë varrezave, nga të afërmit që vizitojnë vendin ku prehen të dashurit e tyre.

Raportohet se policia dhe ekipet zjarrfikësve kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e dëmtimin e varrezave publike në Gjirokastër.

Vlen të përmendet, që shpesh kjo zonë e qytetet është mjaft problematike gjatë kësaj periudhe, e shkak për këtë janë temperaturat e larta.