Dënohet me 10 muaj burg ish-zv/ministrja Rovena Voda. Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi këtë masë dënimi për ish-zyrtaren e lartë, e cila me gjykim të shkurtuar do bëjë me 10 muaj burg.
Voda, kur ishte në postin e Zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, akuzohet se ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu.
Sipas SPAK, përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast ishin marrë dhe pranuar me qëllim që e pandehura Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë të pandehurën Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Përgjimet zbuluan se Rovena Voda kishte marrë 1 mijë euro, një arkë me peshk dhe një telefon ryshfet për një punësim në Ministri.