Një 46-vjeçar është gjetur i varur në qelinë e tij në burgun e Peqinit, ndërkohë që ai ka ndërruar jetë në spital. Bëhet fjalë për shtetasin Astrit Pukameka.
Ky i fundit u konstatua i vetëvarur ne orën 14:40 në ambientet e burgut të Peqinit.
Pukameka ishte arrestuar në 16 shkurt të këtij viti për vepra të ndryshme penale si “plagosje e rëndë me dashje”; “kanosje”; “pengmarrje” dhe “vjedhje me dhunë” pasi dyshohej se plagosi një person me thikë, grabiti një karburant dhe mori peng një taksist.
Por autori i ngjarjes nuk u ndal me keq, pasi nën kërcënimin e një thike dhe se do t’i vinte flakën pikës së karburantit, ai kërkoi punonjësit të karburantit xhiron ditore, ndërsa mori prej aty 120.000 lekë të rinj. Fatmirësisht në këtë biznes u gjetën rastësisht oficerë policie, të cilët bënë të mundur arrestimin e autorit.