Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar se Skema e Vjedhjes me Inceneratorët është më e madhja pas firmave piramidale.
“Kjo skemë është më e madha pas firmave piramidale. Është totalisht e pafalshme për drejtësinë që e kapërcyen këtë me hetim dhe gjykim që nuk la asnjë gjurmë. Të gjesh në një listë dhjetëra kompani të mëdha që sot vënë vulën në fonde shtetërore të rëndësishme është e pafalshme dhe është detyrë e jona të ngremë zërin derisa Prokuroria të ulet mbi këtë skemë. Kjo i jep kësaj skeme formën e një krimi të organizuar”, tha Kikia në News 24 pas publikimit të skandalit se dy të moshuar mbi 90 vjeç ishin milionërë nga skema e Inceneratorëve.