Kryetari i Partisë Demokratike Hysen Kadiu ka zhvilluar një takim me banorë të Helmasit ku ka renditur disa nga arsyet Pse ata duhet ti bashkohen protestës së opozitës më 12 Nëntor!
Mesazhi i Plotë
📍Takimi me strukturat në Njësinë Administrative Helmas, për mua është i një karakteri të veçantë, pasi këtu kam shërbyer si kordinator politik i Partisë Demokratike për më shumë se pesë vite. 🤝🏼
📌Në këtë takim diskutuam gjatë për problematikat e zonës, që nga papunësia, mungesa e investimeve, rritja e çmimit të naftës e kostos së jetesës dhe sidomos braktisjes masive nga të rinjtë.
➡️Shpopullimi e ka goditur më së shumti njësinë e Helmasit dhe në realitetin e përditshëm është shumë e vështirë të gjesh dy të rinj bashkë, ku edhe ajo fare pak rini e mbetur, çdo ditë mundohet si e si të gjejë mënyrën dhe rrugën për t’u larguar nga ky vend.
👉🏼Një zonë si Helmasi, që e ka bekuar zoti me të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar e ecur përpara, kurrësesi nuk e meriton një situatë të tillë kaq dramatike!
Prandaj më datë 12 nëntor duhet të jemi të gjithë shesh, për t’i thënë Jo kësaj plage të madhe të shoqërisë!
Për t’i thënë ndal shpopullimit! ⛔️
Nuk është ky realiteti që Helmasi, Kavaja dhe e gjithë Shqipëria meritojnë! ✌🏼
#protesto #12nentor #primare