PD kremton 30 vjetorin e Krijimit, Dega Kavajë feston ndryshe: Pranë familjeve në nevojë

Dega e Partisë Demokratike Kavajë ka zgjedhur një mënyrë krejt ndryshe kremtimin e 30- vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike. 

Disa prej Anëtarëve të kryesisë u janë gjendur pranë disa familjeve të varfëra duke ju dërguar ndihma ushqimore.

Kreu i PD Kavajë Isa Sakja ka shpërndarë një foto album ku disa personazhe të njohur të PD kanë shpërndarë ndihma. 

Avokat Përparim Çaça, Anëtari i Kryesisë Fisnik Qosja, Mirazh Shkodra, Drita Stavre e futbollisti Andi Lila janë pjesë e këtij foto- albumi.