Kryesia e Partisë Demokratike ka konfirmuar dy kandidatë në Primaret e saj në Bashkinë e Rrogozhinës.
Shkëlqim Hoxha dhe Shkëlqim Kalemi janë dy emrat që do garojnë me njëri-tjetrin për të nxjerrë fituesin dhe kandidatin zyrtar të PD në zgjedhjet e 14 Majit.
Hoxha dhe Kalemi kanë nisur fushatën e tyre me strukturat dhe mbështetësit për të marrë konfirmimin e tyre në zgjedhjet që do mbahen më 4 dhjetor.
Kushdo që do të dalë si kandidat i opozitës së bashkuar do të nisë fushatën e tij kundër PS dhe kandidatit të saj që deri tani duket se do të jetë Kryetari aktual i Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla.
Për secilin prej tyre mbetet sfidë më vehte nëse grupi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj do të nxjerrë kandidatin e vet në zgjedhjet e 14 Majit, veprim që më së shumti do dëmtojë PD dhe fushatën e saj.