PD fiton tre bashki të mëdha/ Publikohet sondazhi për zgjedhjet e 6 marsit: “Shtëpia e Lirisë” dhe Berisha nuk marrin asnjë


Për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në vendin tonë është publikuar sondazhi i parë, i cili ndan bashkitë mes dy forcave kryesore, PD dhe PS. Ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” e LSI dhe Sali Berisha nuk fitojnë asnjë bashki.

Sipas sondazhit të realizuar nga PIPOS në Prishtinë, Partia Demokratike fiton tre bashki të mëdha, Durrësin, Dibrën dhe Shkodrën. Ndërsa Partia Socialiste, Rrogozhinën Lushnjën dhe Vorën.

Sondazhi tregon qartësisht situatën jo pozitive dhe vlerësimet negative ndaj qeverisjes aktuale në këto Bashki në nivel lokal ku asnjë Kryetar aktual bashkie nuk merr më shumë se 40% vlerësim pozitiv të punës së tij.

Pyetja që ju drejtua votuesëve të këtyre bashkive ishte: Ju lutem na thoni, nëse zgjedhjet për Kryetar Bashkie do mbaheshin sot, ju për cilin kandidat do të votonit?

 

Bashkia me numrin më të madh është ajo e Durrësit.

Në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të kaluar në Durrës votuan 104 mijë votues ndërsa Bashkia më e vogël është ajo e Rrogozhinës me rreth 10,500 votues më 25 Prill. Në Shkodër votuan më 25 Prill 66,616 votues, në Dibër 28,051, në Lushnjë 44,744 dhe në Vorë 15707.

Ka një interes të shtuar të opinionit publik për të parë se sa është ndikimi I ndarjes së Partisë Demokratike nga largimi i Berishës dhe Lëvizjes së tij Foltorja. Përndryshe, interesi politik I këtyre zgjedhjeve është i reduktuar pasi për 12 muaj do të jenë zgjedhjet e reja vendore në gjithë Shqipërinë.

Hulumtimi i opinionit publik është zhvilluar në datat 1 deri 12 shkurt 2022 me mostër përfaqësuese prej 1050 respodentësh për secilën prej 6 Bashkive veç e veç. Teknika e anketimit e përdorur në këtë hulumtim ka qenë intervista të drejtëpërdrejta sipas metodës së rastësisë. Më poshtë gjeni të dhënat me përshkrimet e domosdoshme. Margjina e gabimit në këtë hulumtim mund të llogaritet në rreth 3%.