Partia Demokratike e Shqipërisë feston sot 30 vjetorin e krijimit të saj.
Këtë datë të shënuar Dega e PD Rrogozhinë ka vendosur ta festojë me shpërndarjen e kartave të anëtarësimeve të reja në këtë parti.
Kreu i PD- së së Rrogozhinës Ferdinand Saraçi ka shkruar se kjo është një mënyrë festive simbolike për 30 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike.
Mesazhi i Ferdinand Saraçi:
Gëzuar Ditëlindjen Partia Demokratike! ✌️✌️
Sot në shenjë simbolike me anëtarët e Partisë Demokratike Dega Rrogozhinë filluam shpërndarjen e kartave të antarësisë për anëtarët e rinj. 🇦🇱 🇪🇺